Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për futbollistë, me drejtuesit e dy skuadrave si Lille e Milan që kanë pasur disa takime, por në fund pa gjetur marrëveshje.
Rossonerët ishin të interesuar për transferimin e dy yjeve nga klubi francez, mesfushorin Renato Sanches dhe mbrojtësin qendror Sven Botman.
Më afër ishte transferimi i portugezit Renato Sanches, por në fund ishte vet futbollisti që nuk u pajtua me kushtet financiare nga gjiganti italian dhe dështoi kalimi i tij në San Siro.
Sipas shtypit italian, drejtuesit e Milanit dhe Lilles kanë vendosur që t’i vazhdojnë bisedimet gjatë muajve në vazhdim për transferimin e mundshëm të dy futbollistëve në San Siro.
Si portugezi Sanches ashtu edhe mbrojtësi holandez Botman pëlqehen shumë në kampin kuqezi dhe dyshja janë objektiva madhorë të tyre për edicionin e ri.
Milan pretendon që t’i afrojë dy futbollistët për një shumë rreth 65 milionë euro, me Sanchesin që vlerësohet rreth 25 milionë dhe holandezi qëka një çmim prej 40 milionë euro.
Gjithsesi një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë, pasi konkurrenca për dy yjet e klubit francez është e madhe. /Telegrafi/