Milani njoftohet se ka zhvilluar sot (e hënë) një takim katër-orësh me Mino Raiolan, ku kanë diskutuar një kthim potencial të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i LA Galaxy u largua nga Rossonerët për t'iu bashkuar Paris Saint-Germain në vitin 2012.


Por, suedezi e ka bërë të qartë shumë herë që kur ai kurrë nuk donte të largohej nga San Siro.

Ai ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim në afatin kalimtar të janarit, edhe pse ka qenë i bindur se ai nuk dëshiron të jetë rezervë.

hoyla el galaxy empata en casa ante el lafc en el derbi angelino zlatan ibrahimovic anota y se pone a uno 20180824

Sipas MilanNews, sot ka pasur një takim katër orësh mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të Ibras, Mino Raiola, për të diskutuar mundësinë e kthimit të tij.

Megjithatë, kjo thuhet se nuk ishte tema e vetme për diskutim mes agjentit të njohur dhe drejtuesve Rossoner.

Një nga klientët e tij të tjerë, Giacomo Bonaventura, ishte pjesë e diskutimit për një rinovim të kontratës dhe u fol gjithashtu për nevojën e tij për operacion.

Për më tepër, Milani do të duhet të forcojë skuadrën e tyre në janar për shkak të një krize të madhe lëndimesh dhe kontaktet e Raiolës mund t'i ndihmonin ata ta bënin këtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app