Sebastien Haller është objektivi kryesor i Milanit për repartin ofensivë për edicionin e ardhshëm.

Rossonerët aktualisht në krye të sulmit kanë dy veteranët Zlatan Ibrahimovic e Olivier Giroud, po që të dy kanë vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon.


Milan po kërkon Hallerin dhe Gazzetta dello Sport ka raportuar se klubi italian është duke përgatitur edhe ofertën për transferimin e tij.

rsz fbl eur c1 benfica ajax

Gjithnjë sipas mediumit italian Rossonerët janë gati të ofrojnë te Ajaxi 35 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për t'i marrë shërbimet e sulmuesit shtatlartë.

27-vjeçari është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me Ajaxin këtë edicion, ku në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar 33 gola e ka asistuar në nëntë të tjerë.

Gjithsesi Milan nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me lojtarin, pasi konkurrenca për të është jashtëzakonisht e madhe.

h7ZocbWabBbD njWShM33kFeg

Erik Ten Hag e dëshiron atë në Old Traford te Manchester United, derisa në Angli ai kërkohet edhe nga Arsenali.

Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Inter janë tri skuadrat e tjera që gjithashtu kanë shprehur interesim për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app