Milani përballet me konkurrencë për Mario Ruin

236:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 09: Mario Rui of SSC Napoli in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and SSC Napoli at Stadio Artemio Franchi on February 9, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images) 12:"Getty Images
Milani ka kohë që ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të Napolit, Mario Rui, mirëpo nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij.Tuttosport bën të ditur se Torino është një prej klubeve që është përfshirë në garë për shërbimet e futbollistit portugez.

Rui është një prej lojtarëve që do të largohen nga Napoli këtë verë, ashtu që është duke i shqyrtuar ofertat.

Milani planifikon ta përforcojë fazën defensive me angazhimin e mbrojtësit të majtë, porse duhet të presë vendimin e tij.
Nga ana tjetër, Torino i ka premtuar më shumë minutazh loje dhe për këtë arsye preferohet më shumë nga Rui. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































