LAJMI I FUNDIT:

Milani nuk dorëzohet, do të provojë edhe gjatë verës për Aubameyangun

Milani nuk dorëzohet, do të provojë edhe gjatë verës për Aubameyangun
Pierre-Emerick Aubameyang (Getty Images)

Klubi italian, Milani po mban ende shënime për situatën e sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Një ish-futbollist i Milanit, Aubameyang u bllokua nga rikthimi në klubin e tij të vjetër verën e kaluar nga Borussia Dortmund.

Kjo pasi oferta e Rossonerëve nuk ishte e kënaqshme dhe drejtuesit e klubit gjerman pranuan transferimin e sulmuesit te Arsenali.


Aubameyang: Milani më mësoi të bëhesha profesionist, tani jam lojtar i Arsenalit
Lexo po ashtu Aubameyang: Milani më mësoi të bëhesha profesionist, tani jam lojtar i Arsenalit

Megjithatë, mediumi Corriere dello Sport raporton se sulmuesi nga Gaboni mbetet ende në radarin e Rossonerëve.

Aubameyang vazhdon të pëlqehet shumë nga Milanit (Getty Images)

Në të vërtetë, ata besojnë se Arsenali do të ishte i gatshëm të shiste për më pak se ç’e transferuan atë nga Dortmund gjatë muajit janar.

Arsenali pagoi 60 milionë funte apo pak më shumë se 65 milionë euro për të nënshkruar me Aubameyang në janar dhe ai ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje.

Aubameyang: Vendim i duhur transferimi te Arsenali, një hap para në karrierë - Nuk doja kalimin në Kinë dhe SHBA
Lexo po ashtu Aubameyang: Vendim i duhur transferimi te Arsenali, një hap para në karrierë - Nuk doja kalimin në Kinë dhe SHBA

Milani janë të gatshëm të testojnë vendosmërinë e Arsenalit këtë verë me një ofertë pas hapjes së afatit kalimtar.

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë marrëveshje shkëmbimi me portugezin Andre Silva, i cili kërkohet që një kohë të gjatë nga Topçinjtë, ndërsa te Milani nuk ka arritur t’i tregojë aftësitë e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas

Premier League
Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit

La Liga

"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Sport vendor
Futbollisti kroat gjendet i vdekur në Spanjë

Futbollisti kroat gjendet i vdekur në Spanjë

Ligat tjera
Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

La Liga
Kalo në kategori