Milani ka mposht pas penalltive Bayern Munichun në turneun që është duke u zhvilluar në SHBA.

Edhe pse Bayern e nisi më mirë lojë duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1, në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola duke u barazuar gjithçka 3-3 e duke shkuar ndeshja në penallti.


Ribery që ka rilindur me Ancelottin shënoi dy herë, ndërsa Alaba një herë. Për Milanin e Montellas shënuan Niang, Bertolacci dhe Kucka.

Milani fito pas ekzekutimit të penalltive.

PSG ka qenë më e mirë se Real Madridi duke e mposhtur 3-1.

Marcelo shënoi për Real Madridin, ndërsa për PSG-në shënoi Munier dy herë dhe Ikone një herë.

Ndeshje e fundit e zhvilluar pas mesnate në tokën e premtuar ishte ajo me Chelseat dhe Liverpoolit.

Derbin anglez e fitoi skuadra e Antonio Contes 1-0 me golin e shënuar nga Gary Cahill. /Telegrafi/

Milan - Bayern 3-3

Real Madrid - PSG 1-3

Chelsea - Liverpool 1-0

telegrafi sport app