LAJMI I FUNDIT:

Milani me shumë mungesa para përballjes me Borussia Dortmundin

Milani me shumë mungesa para përballjes me Borussia Dortmundin

Milani ka marrë një tjetër goditje të rëndë për planet e Stefano Piolit para sfidës ndaj Borusia Dortmund në Ligën e Kampioneve.

Kuqezinjtë kanë humbur shërbimet e mesfushorit anglez Ruben Loftus-Cheek, një nga titullarët e paprekshëm në këtë start të sezonit.

Ai kishte qenë një nga pikat kyç për trajnerin e Milanit në këto javë të para të sezonit, por që në minutën e 29-të të ndeshjes ndaj Lazios, kur ai braktisi i dëshpëruar fushën e lojës, u kuptua që Pioli duhej të fillonte të mendonte për në zëvendësues.


Pa të, Krunic dhe Bennacer, për trajnerin ka dhimbje koke sa i përket “muskujve” në mesfushë dhe alternativat për tre fanella janë shumë të pakta.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të ketë vetëm katër alternativa për mesfushën si  Adli, Musah, Pobega dhe Reijnders.

Trajneri fillimisht duhet të zgjedhë se cili prej tyre do të luajë para mbrojtjes, për të përcaktuar më pas edhe kush do të jenë më të avancuarit në këtë repart, në një sfidë shumë të rëndësishme ku një hap i gabuar mund të rezultojë fatal në “grupin e ferrit” të Ligës së Kampioneve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori