Milani konkurron me West Hamin për nënshkrimin e Maripan

243:"GIRONA, SPAIN - JANUARY 12: Guillermo Maripan of Deportivo Alaves runs with the ball during the La Liga match between Girona FC and Deportivo Alaves at Montilivi Stadium on January 12, 2019 in Girona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Milani është përfshirë në garë për transferimin e mbrojtësit të Deportivo Alavesit, Guillermo Maripan - raporton Marca.
Futbollisti kilian pritet të largohet nga klubi spanjoll këtë verë, ndërsa disa klube janë vënë pas nënshkrimit të tij.
Është raportuar se West Ham United tashmë ka bërë ofertë në vlerë prej 11.6 milionë euro për 25-vjeçarin.
Megjithatë, Alavesi nuk është i interesuar që ta lëshojë futbollistin e vet për atë shumë. Drejtori sportiv, Sergio Fernandez, ka thënë më herët se klubet që duan ta blejnë Maripanin duhet të paguajnë 25 milionë euro.
Në ndërkohë, në garë është përfshirë edhe Milani që planifikon të bëjë ndryshime para fillimit të sezonit të ri në Serie A. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































