LAJMI I FUNDIT:

Milani kërkon të bëjë një hap drejt kualifikimit në EL, formacionet zyrtare përballë Celtic

Milani kërkon të bëjë një hap drejt kualifikimit në EL, formacionet zyrtare përballë Celtic

Milani është nikoqir i Celtic në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Evropës.

Rossonerët janë në Grupin H së bashku me Lille, Spartën e Pragës dhe gjigantin skocez Celtic.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Milan ka shtatë pikë, një më pak se Lille në vendin e parë dhe një më shumë se Sparta e Pragës në vendin e tretë.


Gjiganti italian synon që me një fitore të mundshme ndaj Celtic të bëjë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e eliminimit direkt në EL.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma, Dalot, Kjaer, Gabbia, Hernandez, Krunic, Kessie, Calhanoglu, Castillejo, Rebic, Hauge.

Celtic: Barkas, Elhamed, Bitton, Ajer, Laxalt, Brown, McGregor, Frimpong, Rogic, Christie, Edouard. /Telegrafi/