Buxheti për transferime te Milani mund të jetë deri në 100 milionë euro këtë verë, shkruajnë mediat italiane.

Fituesit e Scudettos po kërkojnë të vazhdojnë dominimin e tyre dhe për këtë kanë objektiva të mëdhenj për afatin kalimtar të verës.


Sipas Gazzetta dello Sport, lloji i lojtarëve që ata synojnë japin garanci për të ardhmen me pronarët e rinj që po përgatisin disa blerje.

Mesfushori i Lille, Renato Sanches pritet të nënshkruajë së shpejti me kuqezinjtë, ndërsa bashkëlojtari Sven Botman është gjithashtu afër të bëjë të njëjtën lëvizje.

Ndërkohë, mesfushori sulmues i Romës, Nicolo Zaniolo është gjithashtu një objektiv, por Milani dhe Giallorossi duket se janë disi larg me vlerësime.

zaniolo roma feyenoord esultanza 2

Kuqezinjtë gjithashtu duket se janë në treg për një sulmues të ri, ku spikat emri i sulmuesit të Benficas, Darwin Nunez, është në krye të listës, por çmimi mbetet i lartë.

Një objektiv më realist mund të jetë Luka Jovic i Real Madridit, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Milanin. /Telegrafi/

telegrafi sport app