Milani ka humbur në shtëpi nga Benevento me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me formë të dobët edhe ndaj Beneventos, duke shkuar në seri prej gjashtë ndeshjeve pa fitore, duke e rrezikuar seriozisht kualifikimin në garat evropiane.


Gattuso Milan Gattuso u pa shumë i nervozuar me lojtarët e tij (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Rossonerët, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Në anën tjetër, Benevento në rastin e tyre të parë arriti të shënoj me anë të Pietro Iemmellos (32'), i cili shënoi nga afërsia për 0-1 dhe me këtë rezultat dërgoi skuadrën e tij në pushim.

Milan Benevento Iemmello shënoi golin e fitores (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Gattuso u mundua t'i bëjë disa ndryshime duke e freskuar edhe më shumë fazën sulmuese me Suson dhe Nikola Kalinicin dhe duke vazhduar dominimin edhe në këtë pjesë.

Por, as këta dy zëvendësues dhe as në këtë pjesë-lojë Milani nuk arriti ta gjejë rrugën e rrjetës dhe në fund vendosi goli i Iemmellos duke ia dhënë fitoren Beneventos me rezultat 0-1.

Andre Silva Cutrone Dyshja e sulmit Silva-Cutrone nuk arritën ta gjejnë golin (Getty Images)

Pas kësaj humbje, Milani mbetet në pozitën e gjashtë me 52 pikë, por vetëm dy më shumë se Atalanta në të shtatin dhe tri me shumë se Sampdoria dhe Fiorentina, ndërsa Benevento zë vendin e fundit me vetëm 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë drejt Bolognas, ndërsa Benevento e pret në shtëpi Udinesen. /Telegrafi/   

https://www.dailymotion.com/video/x6i741j

telegrafi sport app