LAJMI I FUNDIT:

Milani gjen Shevchenkon e ri, fëmija mrekullibërës ka shënuar 791 gola në tre sezone

Milani gjen Shevchenkon e ri, fëmija mrekullibërës ka shënuar 791 gola në tre sezone

Një fëmijë me origjinë italo-ukrainase po zhvillohet në akademinë e futbollit të Milanit dhe ai u prezantua nga faqja e njohur në Instagram Pro Future Stars.

Andrea Kostyuk është vetëm 12 vjeç dhe prej vitesh shënon shifra të pabesueshme, edhe për këtë moshë ku shënohen shumë gola në ndeshjet e tyre.

Megjithatë, djali model i të cilit është ukrainasi që la gjurmë të thella në Milano, Andriy Shevchenko, është vërtet i pabesueshëm.


Kostyuk në këtë sezon ka shënuar 238 gola në 41 ndeshje të luajtura dhe është interesant fakti se ky sezon është më i dobëti i tij për sa i përket golave.

Në sezonin 2021/22, ai shënoi 265 gola, dhe ishte veçanërisht i pabesueshëm në sezonin e fundit, kur shënoi 295 gola.

Në total, ai ka shënuar 791 gola në tre sezonet e fundit dhe për ta bërë gjithçka edhe më mbresëlënëse, ka dhuruar edhe 242 asistime.

Nëse Andrea i vogël do të ketë sukses në të ardhmen dhe do ta pasoj fituesin e Topit të Artë, Shevchenkon, mbetet për t’u parë. E sigurt është se ai është në rrugën e duhur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori