LAJMI I FUNDIT:

Milani fillon kontaktet me Leverkusenin për Patrik Schick

Milani fillon kontaktet me Leverkusenin për Patrik Schick

Patrik Schick është njëri nga lojtarët më të mirë gjatë këtij kampionati evropian.

Reprezentuesi çek ka shkëlqyer, ku deri më tani ka realizuar katër gola duke e dërguar Kombëtaren e tij në çerekfinale të Euro 2020.

25-vjeçari edicionin e kaluar iu bashkua klubit gjerman Bayer Leverkusen për 26,5 milionë euro nga Roma, por ai mund të rikthehet përsëri në Itali.


Është gjiganti italian, AC Milan që ka filluar kontaktet me Leverkusenin për sulmuesin çek, pasi Rossonerët duan rikthimin e tij në Serie A.

Përkundër se Schick shihet si një futbollist i rëndësishëm nga ‘Aspirinat’ ata mund ta lejojnë largimin e tij nëse vije oferta e duhur.

Milani ka kërkuar huazimin e tij me të drejtë blerje, por klubi gjerman është gati ta lejoj vetëm largimin e përhershëm të tij.

Leverkusen deri më tani po e vlerëson 40 milionë euro sulmuesin i cili edicionin e fundit realizoi 13 gola dhe bëri dy asistime në 36 ndeshje zyrtare në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Pesë ekipet që kanë mbledhur më shumë pikë më 2025, do të befasoheni nga vendi i dytë dhe tretë

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori