LAJMI I FUNDIT:

Milani fillon bisedimet me Stuttgartin, po e paguajnë klauzolën e Serhou Guirassyt

Milani fillon bisedimet me Stuttgartin, po e paguajnë klauzolën e Serhou Guirassyt

Milani është futur zyrtarisht në bisedime me Stuttgartin për transferimin e sulmuesit Serhou Guirassy në San Siro.

Takimi mes palëve ka ndodhur të mërkurën mbrëma në ‘Casa Milan’ dhe duket se palët tanimë kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur.

Milani prej kohësh po e ndjek sulmuesin dhe tani janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij të ulët e cila është vetëm 17,5 milionë euro.

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Lexo po ashtu Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Megjithatë ka një çështje për tu zgjedhur dhe ajo është paga e futbollistit dhe kërkesat e tij të larta.

E vetmja çështje që mund të diskutohet mes palëve është vetëm paga që sulmuesi kërkon, rreth pesë milionë euro në sezon, një shifër që te Milan rrezikon të destabilizojë ekuilibrin e skuadrës.

Megjithatë statistikat e Guirassy me 30 gola në 30 ndeshje këtë sezon e justifikojnë kërkesën e sulmuesit, që dëshiron të vlerësohet për produktivitetin e tij në fushën e blertë.

Gjithsesi, nëse Milan nuk do mund ta finalizojë këtë transferim, e ardhmja e 28-vjeçarit megjithatë mbetet larg Bundesligas dhe Stuttgartit, pasi kërkohet edhe nga disa klube të Ligës Premier të cilat nuk e kanë problem t’i ofrojnë pagë të lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Ndërkombëtare
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Ligue 1
Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Kombëtarja e Shqipërisë
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori