LAJMI I FUNDIT:

Milani bie në ‘De Kuip’, fati i kuqezinjve vendoset në ‘San Siro’

Milani bie në ‘De Kuip’, fati i kuqezinjve vendoset në ‘San Siro’

Milani ka pësuar një humbje minimale 1-0 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Ligës së Kampionëve kundër Feyenoordit, në një përballje të luajtur në “De Kuip”.  

Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e tretë nga Igor Paixão, duke i dhënë një avantazh të hershëm skuadrës holandeze. 

Fillimi i furishëm i Feyenoordit u shpërblye menjëherë, kur Igor Paixão shfrytëzoi një gabim i portierit e Milanit, Mike Maignan dhe e dërgoi topin në rrjetë pas një pasigurie të francezit.   


Gjatë pjesës së parë, Milani krijoi disa mundësi për të barazuar rezultatin, kryesisht me anë të Rafael Leaos, i cili pati një rast të mirë, por pa mundur të mposhtë portierin vendas.  

Nga ana tjetër, Feyenoordi vazhdoi të rrezikonte, sërish me Igor Paixão, por pa arritur të dyfishonte epërsinë. 

Në pjesën e dytë, ekipi i Sérgio Conceicaos u hodh më shumë në sulm, duke kërkuar golin e barazimit.  

Image

Tijjani Reijnders dhe Samu Chukëueze provuan ta ndryshonin rezultatin, por nuk ia arritën.  

Pavarësisht dominimit territorial dhe përpjekjeve të Milanit për të gjetur rrugën drejt golit, skuadra italiane nuk mundi të gjejë barazimin. Feyenoordi mbrojti me kujdes avantazhin dhe siguroi një fitore të rëndësishme para ndeshjes së kthimit. 

Tani, Milani do të duhet të përgatitet për sfidën e kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshme në “San Siro”. Kuqezinjtë do të kenë përkrahjen e tifozëve të tyre dhe do të kërkojnë përmbysjen për të kaluar në fazën tjetër. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
“Nuk është normale, kundërshton logjikën”, Henry zbulon golin më të mirë të Messit në karrierë

“Nuk është normale, kundërshton logjikën”, Henry zbulon golin më të mirë të Messit në karrierë

Ndërkombëtare
Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Manchester City përgatit sensacion për zëvendësimin e Guardiolës

Premier League
Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

La Liga
Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Chelsea është gati të shpenzojë 180 milionë euro për dy yjet e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori