Milan njoftohet se ka rënë dakord me Luis Camposin, drejtorin sportiv të Lilles, cili do ta zëvendësojë Leonardon.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, një marrëveshje mes kuqezinjve dhe Camposit u arrit pak ditë më parë.


“Gazzetta” shton se një tjetër takim do të zhvillohet javën e ardhshme, ku Rossonerët do ta formalizojnë marrëveshjen mes tyre.

Tiemoue Bakayoko 1 (Foto by Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Portugezi ishte angazhuar në ringjalljen e klubit të Lilles si një fuqi në Ligue 1 këtë sezon dhe kjo u arrit në fund, ku skuadra franceze një xhiro para përfundimit të ligës elitare franceze zë pozitën e dytë.

“La Gazzetta” gjithashtu e konsideron atë “mbretin e fitimeve kapitale” pasi ndihmoi Monacon të ketë të ardhura të majme nga shitja e Thomas Lemarit, Fabinhos dhe Tiemoue Bakayokos.

Sa i përket Leonardos, pritet që të largohet nga San Siro pas ndeshjes së fundit në Serie A kundër SPAL-it, e cila do të zhvillohet gjatë së dieles. /Telegrafi/

telegrafi sport app