Milan 4-1 Verona, notat e lojtarëve

Milani ka fituar me lehtësi ndaj Hellas Veronas me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
Skuadra e Gennaro Gattusos ka arritur t'i kthehet rezultateve pozitive duke marr edhe fitoren e dytë radhazi dhe ngjitur në pozitat që e dërgojnë në Evropë, ndërsa Verona me këtë humbje bie në Serie B.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Hakan Calhanougli (11'), Patrick Cutrone (32'), Ignazio Abate (49') dhe Fabio Borini (89') për Milanin, ndërsa për mysafirët shënoi Seung-Woo Lee (85').
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mesfushori turk, Calhanouglu, i cili u vlerësua me notë 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për dyshen mbrojtëse të mysafirëve, Mohamed Feres dhe Antonio Caracciolo, të cilët u notuan me 5.6. /Telegrafi/ Milan:

Verona:






















































