Milani ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen ndaj Cagliarit në kuadër të javës së fundit të sezonit 2019/20 në Serie A.

Rossonerët e kanë mbyllur sezonin e Serie A me fitore dhe pas një forme të lartë të treguar pas rikthimit të futbollit, kanë arritur të sigurojnë një vend që i dërgon në Ligën e Evropës.


Golat në këtë fitore të Milanit u shënuan nga Ragnar Klavan (11’, OG), Zlatan Ibrahimovic (55’) dhe Samu Castillejo (57’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte spanjolli Castillejo, i cili pas golit dhe asistimit u vlerësua me notë 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin e mysafirëve, Giovanni Simeone që u notua me 5.2.

Milan:

notat milan e1596315836524

Cagliari:

notat milan 1 e1596315852888

/Telegrafi/

telegrafi sport app