Milani është mposhtur në shtëpi nga Genoa me rezultat 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.

Rossonerët janë befasuar në San Siro duke u mposhtur nga Genoa në stadiumin e zbrazur shkaku i përhapjes së madhe të coronavirusit në Itali.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic (77’) për vendasit dhe Goran Pandev (7’) dhe Francesco Cassata (41’) për mysafirët.

Lojtarët më të vlerësuar të kësaj ndeshje ishin dyshja e Genoas, Antonio Sanabria dhe Davide Biraschi që u notuan me 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Milanit, Asmir Begovic, i cili u notua me 5.7.

Në këtë ndeshje për 63 minuta luajti edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami që pati një paraqitje të mirë duke u vlerësuar me notë 7.0.

Milan:

notat milani e1583683782849

Genoa:

notat milani 1 e1583683800646

/Telegrafi/