LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka thotë se Shpend Ahmeti e Ilir Deda do të ikin nga VV për t’ju bashkuar AAK-së

Milaim Zeka thotë se Shpend Ahmeti e Ilir Deda do të ikin nga VV për t’ju bashkuar AAK-së

Gazetari Milaim Zeka ka bërë një parashikim të papritur. Në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar se për shkak të gjuhë agresive të VV-së, Ilir Deda e Shpend Ahmeti mund të ikin nga kjo parti e t’i bashkohen AAK-së.

“VV do te kete plasaritje te reja

Levizja VV, e njohur per retoriken e saje te ashper ndaje qeverise te Kosoves, po sillet pothuajse me te njejten gjuhe fyese dhe akuzuese ndaj partnerve te saj politik, AAK se dhe Nismes, me te cilet ishte bashke deri dje. Vargu i akuzave, pothuajse si gjithmone, rrehe ne shpaten e “patriotizmit”, ku lideri i VV, Visar Imeri, e akuzoi Ramush Haradinajn, se gjoja ai e “paska keqeperdorur edhe emrin e Adem Jasharit”, nje dicka qe askush nuk e beson, madje as budallenjet e veshur me petkun e ckyer te patriotizmit ballkanik.


Sidoqofte, duke ndjekur me kujdes fjalorin e matur te kryetarit te Prishtines, Shpend Ahmetit, si dhe te kolegut te tij, Ilir Deda, lirisht munde te nenkuptohet se ky krah, i njohur si krahu i FERI it, shume shpejte do te shkeputet nga VV, ku pastaj do te vendoset nese do te bashkohen me AAK ne, apo do ta vazhdojne rrugen e tyre te perbashket, por gjithekush i ndare brenda subjektit te tije.

Shpend Ahmeti, edhe ne te kaluaren ka qene me i matur ne prononcimet e tija politike, si dhe ka dalluar shume ne strategjine te cilen e ka ndjekur kreu i VV, pasiqe, asnje nga metodat e perdoruara deri me tani, nga kjo Levizje, nuk kane dhene asnje rezultat.

Elektorati i gjere i Kosoves, pret nje parti, ose levizje te re politike, e cila do te merret direkt me hallet e shumta te ketij vendi, siq jane fukaralleku ekstrem, sistemi shendetesor ne kolaps, papunesia ekstreme, e shume e shume gjerave te tjera, ne vend te fjalimeve patriotike, te cilave u vjene era bajagi e rende, ne ditet e sotit…” (sic.), ka shkruar Zeka.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kalo në kategori