Milaim Zeka kapet keq në debat me Vetëvendosjen

Në debatin e udhëhequr nga Jeta Xharra, “Zgjedhjet 2017”, Albulena Haxhiu e akuzon Milaim Zekën - kandidat i Nismës për deputet të Kosovës - si zëdhënës të PDK-së që ajo e quan mafi e parti të krimit.
“PDK është mafi si krejt partitë tjera, që janë një bagël. Ti fol për vete se me ja nisë me të kallxu për mafitë e Vetëvendosjes të pëlcet kupa e kresë”, ka thënë Zeka, transmeton Telegrafi.
Menjëherë ka qenë reagimi Xhelal Sveçlës nga Vetëvendosje që e quan Zekën “palaço të partisë”, për çka Zeka ia kthen se është “karkalec e krym” dhe se “nuk ka kohë për të folur çka di për VV-në”!
Ndryshe, përfaqësuesit e PDK-së janë duke munguar edhe në debatin e sotëm parazgjedhor për sundim të ligjit dhe siguri publike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































