Në një mëngjes, mijëra venezuelanë, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga presidenti i tyre, kalojnë urën Simon Bolivar për të kërkuar strehë në Kolumbi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke zvarritur valixhet e tyre, shtyrë karrocet e fëmijëve dhe bartur çantat mbi shpatullat e tyre ata hyjnë në një vend ku paratë që kanë me vete nuk vlejnë për asgjë.


VV1

Ata ikën nga inflacioni prej 80,000 për qind, i cili u ka humb vlerën pagave të tyre dhe që ka çuar në trazira, grabitje dhe varfëri endemike.

Nëse do të gjendeshit pranë rojeve kufitare në qytetin kolumbian të Cucuta-s, një valë e mjerimit njerëzor do të ishte para jush.

VV2

Në ditët e ardhshme, ky eksod që duket pa fund, mund të fryhet edhe më shumë, ndërsa presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të mbajë frontin përballë zemërimit ndërkombëtar.

Ndërsa Donald Trump ka njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm, Rusia dhe Kina po mbështesin Madero.

VV3

Ndërkohë qeveria amerikane ka vendosur sanksione kundër ndërmarrjes shtetërore të naftës në vend për të shkëputur burimin kryesor të parave të gatshme të qeverisë.

Gjithsesi, radhët e gjata për autobusët e mbipopulluar, që presin në Cucuta, vazhdojnë të rriten.

VV4

Shumica e të sapo ardhurve janë të lodhur nga udhëtime të gjata dhe një natë pa gjumë.

VV5

Disa qajnë, disa shtrihen në tokë, dhe disa përgatiten për të shitur stolitë e tyre apo edhe flokët e tyre të gjatë.

VV6

Ka foshnja të vogla në krahët e nënave, fëmijë, çiftet e reja dhe në mesin e tyre pensionistë që gëzonin një pension të rehatshëm vetëm pak vite më parë, kur Venezuela me naftë të pasur ishte kombi më i pasur në Amerikën e Jugut.

VV7

Megjithatë, thuhet se ata kanë mësyrë anën tjetër të kufirit, duke shpresuar për një shans të vogël për të bërë një fillim të ri. /Telegrafi/