LAJMI I FUNDIT:

Mijëra të zhvendosur nga përmbytjet masive në Evropë

Mijëra të zhvendosur nga përmbytjet masive në Evropë

Mijëra shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në qarkun rumun të Galatit, duke bërë që mijëra qytetarë të zhvendosen.

Bëhet e ditur se qytetet, rrugët dhe urat në Rumani janë shkatërruar nga moti ekstrem.

Ndërkohë që uji është tërhequr, shtëpitë plot baltë kanë mbetur pas, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Edhe në Emilia-Romagna të Italisë, mëngjesi i ka gjetur qytetarët duke pastruar shtëpitë e prekura nga moti i rëndë i cili la përmbytje të konsiderueshme.

Edhe pse shkalla e dëmit është ende duke u vlerësuar, qeveria e Giorgia Melonit ka miratuar një akordim fillestar prej 20 milionë eurosh ndihmë.

Përmbytjet pritej të arrinin kulmin në Hungari pasi lumi Danub arriti nivelin më të lartë dhe kërcënoi të shpërthejë brigjet.

Në përgatitje për një valë të re përmbytjesh, pikat kyçe të infrastrukturës si hyrjet e metrosë u forcuan me thasë rëre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori