Site icon Telegrafi

Mijëra qytetarë protestojnë në Bukuresht kundër ndryshimeve të sistemit të drejtësisë

Disa mijëra persona u mblodhën dje në mbrëmje në sheshin “Victoria”, në Bukuresht, si edhe në të gjithë Rumaninë për të protestuar kundër ndryshimeve të sistemit të drejtësisë, të mbështetura në parlament nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE).

Manifestimet e tjera u zhvilluan edhe në Brasov, Cluj-Napoca, Sibiu dhe Craiova.

Protestat u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa skuadrat e policisë dhe xhandarmërisë në këto qytete kanë qëndruar në gatishmëri.

Pjesëmarrësit në manifestime mbanin në duar flamuj tringjyrësh të Rumanisë, që simbolizojnë republikanizmin, lirinë dhe revolucionin, si edhe flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, protestuesit hapën një flamur të madh të BE-së në mes të sheshit “Victoria”, pranë selisë së qeverisë.

Sloganet që u hodhën nga protestuesit ishin “Të gjithë për drejtësi”, “Nuk shitem, nuk jam rebel, unë jam qytetar”, “Zgjidhja e vetme, një Kushtetutë tjetër” e të tjerë.

Exit mobile version