LAJMI I FUNDIT:

Mijëra dokumente osmane përmblidhen në një libër

Mijëra dokumente osmane përmblidhen në një libër
Ilustrim

Në 51-vjetorin e themelimit të Arkivit Komunal të Prishtinës, sot u promovua libri “Katalogu i dokumenteve osmane në arkivin komunal të Prishtinës”.

Mbi 7500 dosje arkivore me gjithsej 38 mijë e 598 dokumente që kanë të bëjnë me Komunën e Prishtinës janë përfshirë në këtë libër.

Të gjitha këto dokumente janë të përkthyera dhe paraqesin një potencial të burimeve historike për studiuesit e hulumtuesit e periudhës së Perandorisë Osmane. /KP/