“Mihajlovic nuk më priti mirë, ma pranoi drejtori sportiv” - çfarë nuk shkoi si duhet te Bologna
Lirim Kastrati ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Lojtari shqiptar ka rrëfyer shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe si u prit te Bologna.
“Kur kam shkuar në fillim, trajner ka qenë Filippo Inzaghi. Nuk isha shumë i sigurt, pasi ishte një hap i madh”, rrëfen Kastrai në “Arena e Yjeve”.
“Kam kontaktuar me Inzaghin parmes menaxherit edhe më tha që i pëlqej si lojtar, prej të rinjve më i talentuar”.
“Po kalonin shumë mirë, por më pas nuk i shkonin shumë mirë rezultatet dhe e larguan Inzaghin”.
“E morën pastaj Sinisa Mihajlovic. Aty karriera ime ka pasur pak rënie...”, vazhdon rrëfimin Lirimi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/






























