Portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet, mund t'i bashkohet Besiktasit për 13.5 milionë euro.

Ardhja e Alisson Becker do të thotë se belgu do të jetë zgjedhja e tretë e Jurgen Klopp dhe kështu ai dëshiron largimin.


Sipas The Sun, është gjiganti turk që ka shprehur interesim dhe së shpejti mund të mbyllet gjithçka.

Simon Mignolet Bournemouth (Foto: Getty Images)

30-vjeçari në rast largimi do të bëhej portieri i dytë që largohet nga Reds në këtë afat kalimtar, ditë më parë Danny Ward iu bashkua Leicester Cityt.

Mignolet u transferua te Livepooli nga Sunderlandi në vitin 2013.

Për atë ditë më parë ka shfaqur interesim edhe Barcelona, por gjithmonë si portier i dytë.

Vlen të theksohet se portieri i dytë i Liverpoolit është Loris Karius, i cili po vazhdon të përballet me shumë kritika. /Telegrafi/

telegrafi sport app