LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj reagon pas fyerjes që i bëri deputetja e VV-së kryeministrit Hoti: Gjuha e opozitës, për keqardhje

Miftaraj reagon pas fyerjes që i bëri deputetja e VV-së kryeministrit Hoti: Gjuha e opozitës, për keqardhje

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka reaguar pas postimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila kryeministrin Avdullah Hoti e quajti “këlysh i Thaçit”.

Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se secila parti ka të drejtë të kritikojë qeverinë në pushtet për mënyen e udhëheqjes mirëpo sipas tij gjuha denigruese që e prekë dinjitetin njerëzor është e ulët dhe e papranueshme.

“Kushdo që luan rolin e opozitarit dhe përdor gjuhë denigruese apo fjalë si këlysh, zeza, koti dhe këtë e bën shprehi, duhet me kuptu se me këtë qasje nuk po i ofendoni vetëm politikanët”, ka shkruar ai.


Postimi i plotë i Miftarajt:

“Secila parti politike në opozitë e ka të drejtën e botës me kritiku qeverinë në pushtet për mënyrën e udhëheqjes, keqmenaxhimin, ekspozimin e aferave korruptive, etj etj.

Ama gjuha denigruese në mënyrë sistematike që prek dinjitetin njerëzor është e ultë dhe e papranueshme.

Kushdo që luan rolin e opozitarit dhe përdor gjuhë denigruese apo fjalë si këlysh, zeza, koti dhe këtë e bën shprehi, duhet me kuptu se me këtë qasje nuk po i ofendoni vetëm politikanët.

Me këtë sjellje të pahijshme po edukoni në mënyrën më të keqe fëmijët tuaj, sikurse po shërbeni si shembulli më i keq edhe për rininë tonë, se kur keni me dikend mos pajtim mundeni me ofendu me fjalë që goja e një njeriu normal dhe me edukate minimale nuk i përdor.

Nuk i fuqizoni argumentet tuaja duke ofenduar njerëz, përkundrazi e ulni vlerën e argumenteve dhe qëllimit të vërtetë për të bërë opozitë.

Për keqardhje ky lloj i opozitarizmit”, ka shkruar Miftaraj, përcjell Telegrafi.

Nryshe, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke cituar shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti, se ka pezulluar fushatën e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “heqja dorë edhe pa afat nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe angazhimi për njohje të reja rrezikon të bëhet një fusnotë e dytë që do të përcjell Kosovën edhe për shumë vite tjera”.

Fitore Pacolli e fyen kryeministrin Hoti, e quan “këlysh i Thaçit”
Lexo po ashtu Fitore Pacolli e fyen kryeministrin Hoti, e quan “këlysh i Thaçit”

“Në vitin 2012, Thaçi dhe e deleguara e tij në dialog, Edita Tahiri, reduktuan Republikën e Kosovë në Kosovo*. U tha se fusnota do të shkrihet si një fluskë bore e cila asjëherë nuk u shkri përkundër verave të nxehta dhe dimrave të butë. 9 vjet pas, qershor 2020, Thaçi dhe këlyshi tij Hoti bënë një hap tutje. Për interesat e Vuçiqit dhe shefit të tij Thaçit, Hoti hoqi dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare sic e tha “deri me datë 27 qershor 2020”. Sot jemi 20 korrik 2020 por nuk ka akoma asnjë deklarim nga asnjëri rreth këtij pezullimi”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori