LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Ideja për Tribunalin e mirë për t’u dëgjuar, por e dështuar qysh në fillim (Video)

Miftaraj: Ideja për Tribunalin e mirë për t’u dëgjuar, por e dështuar qysh në fillim (Video)

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se ideja për themelimin e një tribunali për krimet serbe është e mirë për veshin e popullit por qysh në fillim ka dështuar.

Miftaraj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se është e pamundur themelimi i një Tribunali të tillë pasi në OKB duhet edhe vota e Rusisë dhe Kinës.

“Nëse kërkojmë tribunal ndërkombëtarë është mision i pamundur, pasi ata themelohen nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara e aty duhet të japin miratimin edhe Rusia dhe Kina… Tjetra është se Kosova nuk e ka më respektin ndërkombëtar për të shtyrë para agjenda të tilla pasi ne kemi plotësuar kriteret e nuk na jepen vizat”.


Ai ka thënë se familjarët e viktimave të luftës në Kosovë kërkojnë një adresë ku të kërkojnë drejtësi.

Miftaraj ka thënë se ne mund të lobojmë t’i tregojmë botës për krimet serbe, por do të ishte mirë t’i kryejmë detyrat e shtëpisë.

“Në aspektin ndërkombëtar ne nuk mund t’i tregojmë Amerikës e BE-së së Serbia ka kryer krime në Kosovë, pasi ka pasur bombardime ndaj Serbisë për atë krizë humanitare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nurellari për Tribunalin ndaj Serbisë: Shumë njerëz ishin skeptikë edhe te lufta e pavarësia, por e vërteta doli ndryshe (Video)
Lexo po ashtu Nurellari për Tribunalin ndaj Serbisë: Shumë njerëz ishin skeptikë edhe te lufta e pavarësia, por e vërteta doli ndryshe (Video)

Miftaraj ka thënë se Kroacia e cila ka kaluar procesin e njëjtë si Kosova, është shprehur e gatshme ta ndihmojë vendin tonë për të trajnuar prokurorët, policët etj, për t’u marrë me krimet e luftës.

“Po të kishte vullnet Qeveria të ndajë pesë apo dhjetë milion euro në vit, kur i ndajnë për zëvendësministrat, t’i ndajnë edhe për 20 apo 30 prokurorë e hetues dhe të forcojnë Prokurorinë Speciale” tha ndër të tjera Ehad Miftaraj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori