Mielli është pluhur magjik: Përdorimi super i dobishëm i cili nuk ka lidhje me zierjen!

Këtë artikull të përhershëm është me rëndësi gjithmonë ta keni pranë jo vetëm për zierje, por edhe për shumë gjëra të tjera siç janë kurimi dhe pastrimi!
Nëse ju derdhet yndyra e nxehtë, siç është vaji, më së miri është që menjëherë ta pastroni, jo të prisni që forcohet dhe të bëhet e ngjitshme, transmeton Telegrafi.
Edhe pse edhe me miellin është lehtë të bëni rrëmujë në kuzhinë, në këtë rast pikërisht ai është shpëtim.
Në të vërtetë, nëse qitni miell nëpër yndyrë, ai do ta thithë dhe do të mundë lehtë që të mblidhet. Mirëpo, kurrë mos e bëni me duar, por me leckë, sepse është e mundshme që yndyra të jetë ende e nxehtë.
Kjo metodë vepron vetëm derisa yndyra ende nuk është tharë. Mu për shkak se thith yndyrën, mielli është i shkëlqyeshëm edhe për “larje të thatë” të flokëve dhe për pastrim të letrave të lojës.
Nëse përzieni miellin me ujin dhe e lini të vlojë, kur të ftohet, do të keni ngjitës shtëpiak. Ai nuk do të jetë shumë i fortë dhe i qëndrueshëm, mirëpo do të shërbejë për punë artistike të fëmijëve. Pos kësaj, nuk është i dëmshëm për shëndetin siç janë shumica e ngjitësve të blerë në dyqane.
Shërben edhe si shampon i thatë
Pak miell mund të përdorni për të pastruar flokët “në të thatë”, përkatësisht për të eliminuar tepricën e yndyrës. Para kësaj është me rëndësi të sitni miellin, sepse do ta keni më lehtë që në mënyrë të barabartë ta përhapni nëpër flokë.
Qiteni miellin e situr në rrënjë të flokëve me ndihmën e brushës së butë për grim. Lëreni miellin të qëndrojë 30 minuta, pastaj shkundeni apo krihni flokët. Më mirë është që të bëni këtë veprim në vaskë apo në dush, në mënyrë që të mos bëni rrëmujë në banjë.
Mielli gjithmonë do të thithë tepricën e yndyrës nga flokët dhe ato pas këtij tretmani do të duken shumë më të freskëta.
Ndihmë kundër puçrrave
Për t’i eliminuar më shpejt puçrrat, përzieni pak miell dhe mjaltë. Mbuloni me flaster dhe lëreni të veprojë gjatë natës. Në mëngjes lani dhe puçrrat do të duhej të jenë dukshëm më të vogla, falë veprimit qetësues të mjaltit dhe miellit, që do t’i thajnë, duke pasur parasysh që tërheqin yndyrën.
Ndjek buburrecat
Është e njohur që kripa ndjek buburrecat, mirëpo efekt të ngjashëm ka edhe një pluhur i bardhë, dhe ai është mielli. Nëse vëreni buburreca diku në shtëpi, qitni në ato vende miell. Buburrecat nuk duan strukturë pluhuri as shijen e miellit, andaj do të ikin nga ai vend.
Është i shkëlqyeshëm për formësim
Mielli nuk është vetëm praktik – mund të jetë edhe argëtues! Përdorni miellin dhe pak vaj për bebe në mënyrë që të përftoni “brumin” për formësim siç është plastelina, të cilën fëmija e duan. Përzieni 8 filxhanë të vegjël miell me një filxhan të vogël vaj bebeje.
Ngjitës shtëpiak
Përzieni miellin dhe ujin në përpjesëtim të njëjtë dhe përzieni derisa të bëhet i lëmuar. Tretja do të duhej të jetë si për krepa. Derdheni në një tenxhere dhe nxeheni në temperaturë mesatare. Përzieni vazhdimisht derisa të vlojë dhe hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Ruajeni hermetikisht në enë të mbyllur dhe qiteni me brushë.
Pastron bakrin dhe mesingun
Përzieni miellin dhe kripën në përpjesëtim të njëjtë me mjaft uthull që të bëhet pastë. Qiteni pastën në sipërfaqe mesingu apo bakri dhe lëreni të qëndrojë derisa të thahet. Shpëlajini me ujë të nxehtë dhe do të jenë sërish të pastra dhe të shkëlqyera.
U jep shkëlqim enëve
Pas pastrimit të aparateve nga çeliku i pandryshkshëm, mund të përdorni pak miell në mënyrë që t’i lustroni. Vetëm qitni pak miell në një leckë të thatë dhe lustroni aparatet dhe do të shkëlqejnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zodiakut

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Kate Moss ka vite që jeton në fshat, ikona e modës e ka sjellë stilin e saj edhe në enterier!
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës