Arsenali ka shënuar fitore të madhe në luftën për pozitën që të dërgon në Ligën e Kampionëve. 

Londinezët triumfuan si mysafirë të Middlesbroughut me rezultat 2-1, fitore kjo që e mban në garë për pozitën tre dhe katër në Ligën Premier.


E portali whoscored ka publikuar edhe notat dhe vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave, transmeton Telegrafi.

Shkodran Mustafi mungoi në këtë sfidë, ndërsa mesfushori shqiptar Granit Xhaka u vlerësua me notën 7.1.

Më i vlerësuari te Arsenali ishte Oxlade-Chamberlain me 7.9 gjersa te vendasit më i miri ishte Alvaro Negredo me notën 7.5. /Telegrafi/

Middlesbrough Arsenal

telegrafi sport app