Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se populli ka ka përshtypjen se ata që fitojnë në mënyrë të pandershme nuk përgjigjen.

“Në momente të tilla duhet të flasim drejtpërdrejt dhe hapur, prandaj dua të kujtoj një dështim të madh që si shtet e kemi gati tre dekada e gjysmë ekzistencë të shtetit të pavarur maqedonas. E kjo është ndjenja e zhgënjimit nga sistemi. Kjo mund të shihet edhe në imazhin kolektiv për gjendjen e një kombi nëpërmjet përditshmërisë, madje edhe në rrjetet sociale. Shumë zemërim, urrejtje e grumbulluar, fyerje të vazhdueshme, shpifje, grindje dhe mesazhe të këqija”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.


Mickoski thekson se arsyet për një zhgënjim të tillë te qytetarët janë mbi të gjitha për shkak të shembujve që kanë dhënë elitat politike gjatë gjithë këtyre viteve.

“Arsyet për një zhgënjim të tillë te qytetarët janë para së gjithash për shkak të shembujve që kanë dhënë elitat politike gjitë këto vite. Dhe në këtë fjalim timin nuk dua të flas për përplasjet partiake, as nuk është qëllimi im të shoh nëpër prizmin e betejave partiake, por flas për pozicionet shtetërore dhe analizat që duhet t’i kenë të gjithë përgjegjësit në udhërrëfyesit e tyre politikë. Ajo pakënaqësi nga sistemi është mbi të gjitha për shkak të udhëheqjes së padrejtë të politikave, të tranzicionit të errët, krimit shumë të fortë që gërryente çdo pore të fortë të kësaj shoqerie tonë, padrejtësive që i shihnin, faktit që shumë veta e udhëhiqnin shtetin dhe vendosnin për fatet e të tjerëve, e njëkohësisht ishin pjesë e kancerit kriminal që gërryente shtetin dhe i qeshte në fytyrë drejtësisë”, shtoi Kryeministri./Telegrafi/