LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: BDI në vend që të ndihmojë në hetime, po tenton ta politizojë ngjarjen në Koçan

Mickoski: BDI në vend që të ndihmojë në hetime, po tenton ta politizojë ngjarjen në Koçan

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve tha se procedura për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski për momentin është pezulluar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të ndjeshmërisë së opinionit nga rasti i Koçanit dhe hetimeve që po kryhen është ndaluar procedura për shkarkimin e prokurorit Ljubomir Kocevski”, tha Mickoski.

BDI: Kush e lejoi që klubi në Koçan të funksionojë ilegalisht për një vit të tërë
Lexo po ashtu BDI: Kush e lejoi që klubi në Koçan të funksionojë ilegalisht për një vit të tërë

I pyetur për akuzat e BDI-së se rasti i Koçanit po përdoret për përndjekje politike dhe jo hetime, Mickoski tha se BDI nuk po arrin të del nga matrica e skenës politike që e shikojmë që 20 vjet.


“BDI në vend që të ndihmojë dhe të kyçet në hetime, tenton që ta politizojnë ngjarjen në Koçan”, tha Mickoski.

I pyetur për zërat në opinion se Arben Taravari do të largohen nga VLEN dhe do ta lëshojë qeverinë, Mickoski tha se nuk ka informacione të tilla dhe se koalicioni qeveritar funksionon shumë mirë.

Në lidhje me kërkesën e opozitës për shpalljen e zgjedhjeve të përkohshme parlamentare, Mickoski u përgjigj se nuk është i sigurt se e tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme por nëse donë jemi të gatshëm për to./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

Lajme
Kosova me 344 rekrutë, Kurti: Kemi investuar në armatim si dronë

Kosova me 344 rekrutë, Kurti: Kemi investuar në armatim si dronë "Bayraktar", sistem raketor anti-tank dhe së shpejti do t'i kemi edhe helikopterët "Black Hawk"

Lajme
Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Hamza: Jam i gatshëm për formimin e Qeverisë së re nëse LVV nuk mundet

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Gjenden tri armë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë, dyshohet se u përdorën në rastin e vrasjes në Prishtinë

Kronika e Zezë
Çka është sëmundja Behçet? Reumatologu Demolli tregon se pacientët shpeshherë drejtohen gabimisht te stomatologu

Çka është sëmundja Behçet? Reumatologu Demolli tregon se pacientët shpeshherë drejtohen gabimisht te stomatologu

Lajme
Kalo në kategori