LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Ahmeti dhe Kovaçevski duhet të tregojnë nëse është ndarë ndihmë shtetërore për kompaninë “E-GO”!

Mickoski: Ahmeti dhe Kovaçevski duhet të tregojnë nëse është ndarë ndihmë shtetërore për kompaninë “E-GO”!

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kërkon që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, të përgjigjen nëse shteti i ka ndarë ndihmë financiare për kompaninë “E-Go”, për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë, kompani kjo që u raportua se tashmë ka bankrotuar.

Mickoski thotë se nëse i janë paguar para kësaj kompanie, atëherë qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.

“Nëse është paguar çfarëdolloj ndihme shtetërore, edhe një cent, ai që e ka bërë këtë, ka bërë vepër të madhe penale dhe keqpërdorim të parave të popullit dhe do të përgjigjet për atë që e ka bërë, edhe pse ne nga fillimi paralajmëruam se kjo është edhe një gënjeshtër laramane në sytë e zgjedhjeve të atëhershme lokale në komunën e Tetovës, kur kishte sërish zgjedhje për Këshill”, the mes tjerash Mickoski.


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori