Pasi ndërtoi imazhin e saj të mbajtur për tetë vite si Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama më në fund ka vendosur të dalë në publik me flokë natyrale.

Fotografia e gruas së Barack Obamas është shndërruar në hit në rrjetet sociale, është shpërndarë në masë të madhe, ka marrë qindra mijëra pëlqime dhe dhjetëra mijëra komente.


michelle (Twitter)

Në fotografi, Michelle shfaqet e gjitha natyrale me flokë të lidhura dhe me një shami në formë shiriti të lidhur në kokë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale duket se pëlqejnë gjithçka nga familja Obama. Ish-Çifti i Parë amerikan ka simpati të gjerë në Shtete e Bashkuara dhe jashtë tyre dhe gjithçka që bëjnë ata, pritet me kërshëri.

Diçka e tillë nuk ndodh me Çiftin e Parë aktual amerikan, Donald dhe Melania Trump, duke qenë se presidenti i tanishëm nuk e ka simpatinë e njerëzve për shkak të sjelljeve të tij në raport me Zonjën e Parë. /Telegrafi/