Legjenda e gjallë e basketbollit, Michael Jordan, ka arritur në Split të Kroacisë për pushime – njofton Dalmacija Danas.
Ai ka arritur në aeroportin e Resnikut me aeroplan privat, ndërsa jashtë e kanë pritur tre furgonë. Më pas, i përcjellë nga truprojat e tij është nisur drejt një destinacioni të panjohur të Splitit.
Më pas, 58-vjeçari ka hipur për të lundruar me një jaht luksoz të quajtur M/Y O’Pari, e cila është marrë me qira nga kompania greke, Golden Yachts.
Sipas njoftimeve, jahti në fjalë është ndërtuar në vitin 2020, është i gjatë 95 metra dhe ka gjashtë kuverta.
Ndërkaq, qiraja javore e këtij jahti luksoz kushton rreth një milion euro. /Telegrafi/