Ai e bëri zyrtare lidhjen e tij me Lori Harvey në janar të këtij viti.

Që nga atëherë daljet e tyre janë bërë të shpeshta, ndërsa shpesh marrin vëmendje me paraqitjen e tyre, shkruan Daily Mail.


Dhe Michael B. Jordan dhe Lori Harvey dukeshin edhe më të dashur ndërsa shijuan një darkë në Malibu ditën e djeshme (e shtunë).

42187700 9509023 image m 102 1619341735055

Aktori dhe modelja u fotografuan nga paparacit derisa po drejtoheshin për nga makina e tyre luksoze.

Lori u pa me një veshje të thjeshtë, me xhinse dhe një këmishë tejet unike, me të cilat dukej tërheqëse.

42187702 9509023 image m 101 1619341729009

Në anën tjetër Michael tregoi muskujt e tij të shkëlqyer, të fituar përmes stërvitjeve të shumta.

Theksojmë se në rrjet është duke u komentuar tej mase lidhja e tyre, e sidomos gjestet romantike të aktorit. /Telegrafi/

42187698 9509023 image m 84 1619341198229