Innovation Centre Kosovo (ICK) ka organizuar ngjarjen e fundit për vitin 2021.
Metaverse, NFT (non-fungible token) dhe Web 3.0, janë temat që po shtjellohen nga komuniteti dhe folësit Agon Avdimetaj (Zombie Soup), Ermal Sadiku (LinkPlus) dhe Valon Canhasi (Hallakate).
Qëllimi i aktivitetit është edukativ dhe synon që të jap përgjigjet në disa prej çështjeve që kanë të bëjnë me përdorimin, mundësitë, sfidat dhe ndikimin e teknologjive të reja.
Termi “metavers” është kryefjala e fundit që ka kapluar imagjinatën e industrisë së teknologjisë – aq shumë sa që njëra ndër platformat më të njohura në internet është riemërtuar, për të sinjalizuar përqafimin e idesë futuriste.
Mendojeni metaversin si jetësimin e internetit, apo të paktën pasqyrimin e tij në 3D. Zuckerberg e ka përshkruar atë si “mjedis virtual” brenda të cilit mund të futeni – në vend se vetëm ta shikoni në një ekran. Në thelb, është një botë e komuniteteve të pafundme të ndërlidhura në mënyrë virtuale, ku njerëzit mund të takohen, të punojnë dhe të luajnë, duke përdorur pajisje të realitetit virtual, syze të realitetit të shtuar, aplikacione në telefonat e mençur apo pajisje të tjera/Telegrafi/