LAJMI I FUNDIT:

Meta thërret ambasadoren kroate rreth ekstradimit të Ballistit në Serbi

Meta thërret ambasadoren kroate rreth ekstradimit të Ballistit në Serbi

Një ditë pasi Gjykata e Lartë kroate i hapi rrugën ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ambasadoren kroate në Shqipëri, Sanja Bujas Juraga.

Mësohet se kreu i shtetit i ka shprehur shqetësimin për rrezikimin e jetës së Morinës në rast ekstradimi, dhe mosgarantimin e një procesi të drejtë.

Ndërkohë, nga Beogradi, ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviç i quan spekulime deklaratat se për Morinën nuk do të bëhet një gjyq i paanshëm. Ajo deklaron se gjykatat serbe do t’i garantojnë një gjykim të drejtë Ismail Morinës.


“Sa i përket çështjes, duhet të presim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë kroate, por besoj se Morina do të ekstradohet, në mënyrë që të fillojnë procedurat në Gjykatën e Lartë në Beograd”, tha Nela Kuburovic, ministre e Drejtësisë në Serbi.

Morina ndodhet në Dubrovnik që prej 31 korrikut, ku edhe ka bërë kërkesë për azil. Krerët më të lartë të shtetit janë angazhuar në lëvizje diplomatike për lirimin e tij. Ndërsa protestat për Morinën janë të pranishme në çdo ndeshje të luajtur nga Shqipëria dhe Kosova, që prej arrestimit të tij.

Tifozeria dardane në Zagreb kërkoi lirimin e Morinës, ndërsa kuqezinjtë në Strumicë thirrën në kor emrin e Ballist Morines në ndeshjen me Maqedoninë, të martën.

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori