LAJMI I FUNDIT:

Meta në Kalabri, bën thirrje për rritjen e bashkëpunimit me komunat arbëreshe

Meta në Kalabri, bën thirrje për rritjen e bashkëpunimit me komunat arbëreshe

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri të Italisë.

Ndalesa e parë e Presidentit Meta ishte në Civita, ku u mikprit ngrohtësisht nga dhjetëra qytetarë të këtij vendbanimi arbëresh, nga kryebashkiaku Alessandro Toci, si dhe autoritetet më të larta vendore.

“U shpreha mirënjohjen më të thellë për kontributin e vyer të Arbëreshëve për mbajtjen gjallë të gjuhës, historisë, traditave, kulturës dhe trashëgimisë së Motit të Madh të Gjergj Kastriot Skënderbeut, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO”, ka thënë Meta në një njoftim në Facebook.


“Theksova rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për forcimin e lidhjeve mes nesh”, ka shtuar Meta.

“Në themel të miqësisë shekullore mes Shqipërisë dhe Italisë qëndrojnë arbëreshet, trashëgimia e pasur e të cilëve, ju përket jo vetëm popujve tanë, por është një vlerë e çmuar edhe e kulturës europiane dhe botërore”, ka theksuar Presidenti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori