LAJMI I FUNDIT:

Meta lanson shërbimin e abonimit me pagesë në SHBA

Meta lanson shërbimin e abonimit me pagesë në SHBA

Meta Platforms Inc të premten lansoi shërbimin e saj të abonimit në SHBA, i cili do t’i lejonte përdoruesit e Facebook dhe Instagram të paguajnë për verifikimin në të njëjtën mënyrë si Twitter.

Shërbimi Meta Verified do t’u japë përdoruesve një shenjë blu pasi ata të verifikojnë llogaritë e tyre duke përdorur një kartë identifikimi të lëshuar nga qeveria dhe do të kushtojë 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në sistemin iOS dhe Android, tha Meta në një deklaratë.

Shërbimi, të cilin Meta tha se po e testonte në shkurt, ndjek hapat e Snapchat, si dhe aplikacionin e mesazheve Telegram dhe shënon përpjekjen më të fundit të një kompanie të rrjeteve sociale për të ndarë të ardhurat e saj nga reklamat, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Pas blerjes me çmim 44 miliardë dollar nga Musk vitin e kaluar, Twitter lansoi shërbimin e abonimit të saj “Blue”, shërbim ky i cili u mundëson përdoruesve që të paguajnë për shenjen ngjyrë blu, e cila më parë ishte e limituar vetëm për llogaritë e verifikuara të politikanëve, gazetarëve dhe figurave të tjera publike.

Lansimi fillestar i “Twitter Blue” në nëntorin e vitit të kaluar, çoi në rritjen e përdoruesve të cilët imitonin të famshmit dhe markat e ndryshme në këtë platformë, gjë e cila e detyroi kompaninë që ta ndalte shërbimin dhe ta ri-prezantonte atë me shenja me ngjyra të ndryshme për individët, kompanitë dhe qeveritë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Teknologji
Kalo në kategori