Lionel Messi ka sulmuar Paris Saint-Germain pasi zbuloi se ai dhe familja e tij kanë qenë të pakënaqur për dy vitet e fundit.
Superylli iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në verën e vitit 2021 pasi nuk arriti të binte dakord për kushte të reja me Barcelonën.
Por, fituesi i Kupës së Botës kishte një periudhë të mjerueshme në Francë, pavarësisht se fitoi tituj.
Madje, ai u vërshëllye rregullisht nga tifozët e PSG-së në ndeshjet në shtëpi këtë sezon.
Ai tha për Mundo Deportivo: “Këto ishin dy vite në të cilat nuk isha i lumtur”.
“Nuk kënaqesha dhe kjo ndikoi në jetën time familjare. Më ka munguar shumë nga jeta e fëmijëve të mi në shkollë”.
“(Ato vite) ishin të vështira për mua. Por, ato janë pas meje tani”, ka shtuar më tej ai.
Kalimi i Messit në Miami është pritur mirë me tifozët që dolën në rrugë në festime – duke valëvitur flamujt e Argjentinës.
Fituesi i Kupës së Botës do të fitojë 150 milion euro gjatë kontratës së tij dyvjeçare e gjysmë me Inter Miami. /Telegrafi/