LAJMI I FUNDIT:

Messi në bankën rezervë, PSG luan përballë Reims – Formacionet zyrtare

Messi në bankën rezervë, PSG luan përballë Reims – Formacionet zyrtare

Paris Saint-Germaini është mysafir i Stade de Reims në ndeshjen e xhiros së katërt të kampionatit francez.

Skuadra kryeqytetase i ka fituar të tria përballjet e para, ndërsa synimi është i njëjtë edhe në Stade Auguste Delaune. Reims, në anën tjetër, ka luajtur baras në tri përballjet e para duke arkëtuar tri pikë.

Lajmi kryesor lidhur me këtë ndeshje është debutimi i superyllit argjentinas, Lionel Messi, i cili arriti me bujë të madhe nga Barcelona te PSG gjatë kësaj vere.


Megjithatë, tifozët duhet ta presin pjesën e dytë të takimit për ta parë në fushë idhullin e ri, nëse trajneri do të vendosë që ta inkuadrojë në fushë.

Në anën tjetër, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ndodhet në bankën rezervë te skuadra e Reims dhe do ta presë mundësinë për të luajtur në vazhdim të takimit.

Trajnerët e dy skuadrave, Oscar Garcia dhe Mauricio Pochettino, i kanë bërë përgatitjet e fundit dhe i kanë zgjedhur lojtarët që do të startojnë nga fillimi.

Formacioni startues i Reims: Rajkovic; Gravillon, Faes, Abdelhamid; Foket, Munetsi, Cassama, Lopy; Mbuku, Toure, Kebbal.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kehrer, Diallo; Verratti, Gueye, Wijnaldum; Neymar, Mbappe, Di Maria.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori