Lionel Messi shënoi dy gola herë në fitoren e Barcelonës ndaj Leganes me rezul;tat 5-0.

Kjo ishte fitorja e 500-të e argjentinasit me klubin, duke e mbajtur atë larg nga të tjerët sa i përket kësaj statistike.

Në ndeshjen e tij të 710 për blaugranat, ai festoi fitoren e 500-të dhe e bëri këtë në stil, duke realizuar dy gola, i fundit shumë i bukur, duke e kaluar edhe portierin.

Me këtë fitore ai largohet edhe më tutje nga Xavi Hernandez, që është i dytë në listën e lojtarëve në klubet spanjolle me më shumë fitore.

Iker Casillas (463 fitore),  Andres Iniesta (459), Andoni Zubizarreta (444) dhe Sergio Ramos (439) janë emrat e tjerë në këtë listë.


Fitoret e lojtarëve me klubet spanjolle

Screenshot 16 1


Ramos mund ta rris numrin pasi është ende pjesë e La Ligas, por vështirë ta kap rekordin e Messit. /Telegrafi/

telegrafi sport app