Lionel Messi raportohet se për pak çaste do të niset për në Paris që të kompletojë kalimin te Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas tashmë është larguar zyrtarisht nga Barcelona dhe do të kalojë te gjiganti i Ligue 1 si lojtar i lirë.


Lojtari 34-vjeçar thuhet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me një pagë edhe më të mirë se sa ajo te Blaugranasit.

Tifozët e PSG-së tashmë janë mbledhur para aeroportit dhe para zareve të klubit, duke pritur arritjen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Mbrëmë kishte një alarm të rrejshëm se Messi tashmë kishte arritur në aeroportin e Parisit, duke bërë që qindra tifozë të grumbullohen para tij.

Por, një njoftim nga stafi i aeroportit, u bë e ditur se argjentinasi nuk ka arritur aty dhe nuk do të ketë fluturime për të dielën mbrëma.

Sot, tifozët e PSG-së kanë marrë konfirmin se Messi do të jetë i pranishëm në zyrtar e klubit, për t’i kompletuar testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën. /Telegrafi/

https://twitter.com/MediaParisien/status/1424733719047274496

https://twitter.com/MediaParisien/status/1424736112757690374

telegrafi sport app