Lionel Messi vazhdon të bëjë histori te Barcelona. Argjentinasi ka barazuar rekordin e Xavi Hernandezit me 505 paraqitje në La Liga për klubin katalunas këtë të shtunë në mbrëmje.

Në ndeshjen si titullar në Camp Nou kundër Alavesit, Messi barazohet me ish-shokun e tij të skuadrës në rekordin për më shumë paraqitje në La Liga.


Messi tani ka plot 505 ndeshje me Barcelonën në La Liga, ndërsa më herët kishte kaluar 442 ndeshjet e zhvilluara nga Andres Iniesta.

Ky rekord e vë Messin brenda tetë ndeshjeve për rekordin e paraqitjeve të Xavit në të gjitha garat, rekord i cili qëndron në 767 ndeshje të zhvilluara.

Si dhe duke barazuar rekordin e Xavit për klubin, argjentinasi është futur në 10 lojtarët me më shumë paraqitje në histori të La Ligas.

Messi Xavi 1

Messi është ende disi larg 622 ndeshjeve të Andoni Zubizarreta, dhe ai ndjek Joaquin Sanchez (567 dhe akoma aktiv), Raul Gonzalez (550), Eusebio Sacristan (543) dhe Paco Buyo (542).

Ndeshje e sotme është e 20-ta për Messin këtë sezon në La Liga, sezon në të cilin ai ka shënuar 13 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app