LAJMI I FUNDIT:

Mësoni kush ishte Presidenti më i pasur i SHBA-së që Donald Trump i zuri radhën (Foto)

Mësoni kush ishte Presidenti më i pasur i SHBA-së që Donald Trump i zuri radhën (Foto)

Pasi u bë presidenti i parë amerikan që do të ushtrojë këtë detyrë pa mbajtur më parë asnjë post në administratën civile apo ushtarake amerikane, kur të hyjë në janar në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump do të bëhet edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë më i pasur në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por kush e mban këtë pozicion tani? Ai është një ndër Presidentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, një njeri i konsideruar vizionar të cilit i njihet merita për shumë nga vendimet që bënë Amerikën një vend të madh.

Bëhet fjalë për Presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara, quajtur ndryshe edhe si “Babai i Kombit”; George Washington.


2

Para se të bëhej President ishte një fermer, ushtar dhe sipërmarrës i suksesshëm. Pikërisht, falë aftësive në këtë fushë të fundit, para se të zgjidhej në krye të Shteteve të Bashkuara, pasuria e tij në atë kohë ishte e barazvlefshme me 525 milionë dollarë në ditët e sotme.

Përveç kësaj, ai është edhe Presidenti amerikan më i paguar. Rroga e tij ka qenë 2 përqind e GDP-së amerikane në 1789, ndërsa një tjetër fakt interesant është se George Washigton është i vetmi President amerikan që nuk ka jetuar asnjë ditë në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo ishte ende në ndërtim, transmeton tch.

Washington drejtoi Shtetet e Bashkuara nga 30 prilli i vitit 1789 deri më 4 mars të vitit 1797.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori