Një hulumtim i realizuar në Londër ka treguar se Dolores O’Riordan ishte mbytur në vaskë pas helmimit me alkool.
Në janar të këtij viti, këngëtarja e grupit irlandez, “The Cranberries”, u gjet e vdekur në një hotel në kryeqytetin britanik.
Nga të dhënat e para të ekspertizës mjeko-ligjore u tha se ajo kishte pirë një sasi të madhe alkooli dhe se vdekja e saj ishte një fatkeqësi.
Më herët ishte theksuar se O’Riordan nuk kishte lënë asnjë letër lamtumirëse, si dhe nuk ka pasur asnjë gjurmë të vetëlëndimit.
Gjatë këqyrjes së së vendit të ngjarjes, janë gjetur shishe të zbrazëta dhe barna që ajo i kishte me recetë.
Dolores ka pasur probleme shëndetësore me shpinën dhe për këtë arsye në vitin 2017 e kishte anuluar turneun në Evropë dhe Amerikën veriore. Veç kësaj, ajo ishte e diagnostikuar me çrregullim bipolar (psikozë maniako-depresive).
Çrregullimi bipolar (që njihet edhe si sëmundja maniako-depresive) është një çrregullim mental që shkakton lëvizje të pazakonshme në disponim, energji, nivele të aktivitetit dhe aftësisë për t’i kryer obligimet e zakonshme ditore.
Në fund të vitit të kaluar kishte shkruar në Twitter se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe planet për vitin 2018 ishin që të niste një turne në Irlandë.
Me vdekjen e Dolores O’Riordan, bota e humbi një artiste të vërtetë. Muzikantja irlandeze me origjinë nga Limerick ndërroi jetë në moshë 46-vjeçare. Ajo ka lënë pas vetes tri vajza.
“The Cranberries” ishte një grup shumë i suksesshëm i viteve të nëntëdhjeta, ndërsa kanë realizuar shumë hite, në mesin e tyre “Animal Instinct”, “Linger” e “Zombie”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Xheneta Fetahu publikon fotografi nga pushimet në Dubai

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore