Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden së bashku me bashkëshorten Jill dhe nipin dhe mbesën kanë arritur në Prishtinë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë, “Adem Jashari” për ta pritur Joe Biden ishte e pranishme edhe kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.


Me këtë rast, Biden i ka dhënë një dhuratë kampiones olimpike, e cila merret vesh se bëhet fjalë për stemën e zëvendëspresidentit të Amerikës, transmeton Telegrafi.

Kështu ka bvrë të ditur trajneri i xhudistes kosovare, Driton Kuka, i cili e ka përgëzuar nxënësen e tij.

Vlen të ceket se përmes kësaj steme nderohen personalitetet e shquara në mbarë botën. /Telegrafi/

telegrafi sport app