Milani thuhet se e ka ngritur ofertën e tyre për Franck Kessie në 6.5 milionë euro në sezon, por mesfushori kërkon afër 9 milionë euro për të nënshkruar kontratën e re.

Marrëveshja e tij aktuale do të skadojë në qershor 2022, që do të thotë se ai do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe në gjendje të largohet falas nga klubi.


Negociatat janë ndalur për javë të tëra dhe eksperti i lajmeve për transferimet, Gianluca Di Marzio, ka dhanë një përditësim të fundit në Sky Sport Italia.

ac milan v hellas verona fc serie a 33

Ai raporton se oferta nga Milani ka arritur në 6.5 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë, është ende shumë larg kërkesës që kanë bërë agjentët e Kessie, e cila është 9 milionë euro në sezon.

Nëse ai nuk ul kërkesat, atëherë çdo mundësi për një marrëveshje është e largët.

1235583574.0

Mundësia e vetme e Milanit për të marrë para nga Kessie do të ishte shitja në janar, me Manchester United, Arsenal dhe Paris Saint-Germain që besohet të jenë të interesuar për yllin e kuqezinjve. /Telegrafi/

telegrafi sport app